“Jam e dashuruar”- Rrëfehet Mariza Ikonomi: Është gjithçka, vetë jeta

Bota e Yjeve

“Jam e dashuruar”- Rrëfehet Mariza Ikonomi: Është gjithçka, vetë jeta

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:28
Mariza Ikonomi

Këngëtarja Mariza Ikonomi e ftuar në emisionin “Rudina“ ka pranuar se është e dashuruar, por nuk zbuloi detaje të tjera.

Ajo u shpreh se “dashuria është gjithçka, është vetë jeta“, ndërsa u shpreh se pa familjen e saj nuk do mund të mbijetonte.

“Dashuria është gjithçka, është vetë jeta. Patjetër që po, jam e dashuruar,“- tha këngëtarja.

Teksa moderatorja e emisionit e ngacmoi më shumë për të ditur rreth jetës private të Mariza Ikonomit, duke i kërkuar emrin apo gërmën e parë të emrit të dashurisë së saj këngëtarja u përgjigj me shaka: “Zh.”

“Paske bërë rrugë të gjatë deri tek ZH-ja,”– shtoi moderatorja.

“Kam marrë gjithë gërmat e alfabetit (qeshin) Ishte shaka,”- qeshin.

Ndërsa kur u pyet ku është dashuria e saj në këto momente, Mariza Ikonomi u përgjigj: “Në shtëpi, (I dërgon puthje nga ekrani).”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat