“Burrë leshko”- Arjan Konomi i kthehet ashpër konkurrentit të “Përputhen” që refuzoi t’i japë një gotë ujë Ana Kaurit! 26-vjeçari: Unë s’jam lepurush

Bota e Yjeve

“Burrë leshko”- Arjan Konomi i kthehet ashpër konkurrentit të “Përputhen” që refuzoi t’i japë një gotë ujë Ana Kaurit! 26-vjeçari: Unë s’jam lepurush

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:34
Ana Kauri

Fatjon Kuqari duket se tashmë është fokusuar vetëm tek Ana Kauri, pas prishjes së raportit që pati me Melisa Lleshin.

Ditën e djeshme, në “Përputhen” u transmetua takimi i dytë mes tyre, i cili hapi shumë debate në studio.

Në të nuk munguan dënimet dhe kafshimet e duket se dyshja është në rrugën e duhur për të dalë çift nga ky emision.

Kjo pasi vetë Fatjoni deklaroi se Ana mund të hyjë në zemrën e tij.

Megjithatë, teksa ishin ulur e po bisedonin, Kauri i kërkoi një gotë ujë, por 26-vjeçari refuzoi t’ia jepte për shkak të mënyrës se si ia tha.

Kjo nxiti shumë debate në studio ku nuk mungoi as komenti i opinionistit, Arjan Konomi.

Pjesë nga biseda:

Fatjon Kuqari: Unë s’jam kamarier aty që më thotë ajo ‘ik merr ujin’. Aty ishte me mua ta merrte.

Arjan Konomi: E merrje ti.

Fatjon Kuqari: Nuk e marr. Mos bëni kot duke thënë se e trajtoj keq tani se e dini shumë mirë se si e tha ajo.

Arjan Konomi: Po bëji qejfin një vajze, edhe po mos të ketë të drejtë, dhe po t’ja fusë kot, edhe po ta ketë gabim.

Fatjon Kuqari: Pse t’i bëj qejfin kur s’e meriton?! Pse më akuzon se nuk e trajtoj mirë? Unë s’e kisha problem fare të merrja një gotë ujë, po mos thuaj fjalën e keqe.

Arjan Konomi: Nuk po të akuzoj. Mbase i pëlqen edhe kësaj (Anës) që t’i sillesh kështu edhe lidhuni të dy. Se po t’i çosh një gotë ujë e t’i qërosh gështenja si Arbri e quan veten ‘burrë leshko’.

Përderisa mashkullariteti ka mbetur tek një gotë ujë, le ta mbajë aty se i paska mbetur se na u ngrite në këmbë këtu në mes të studios. E kupton sa i papjekur je sa thua ‘edhe jetën e jap po një gotë ujë nuk i çoj’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat