Luana Vjollca bën një ndryshim të vogël në pamje

Bota e Yjeve

Luana Vjollca bën një ndryshim të vogël në pamje

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:42
Luana Vjollca

Çdo të shtunë Luana Vjollca ka thyer rekorde shikueshmërie me programin e saj, “Shiko kush luan”. Gjatë gjithë këtij sezoni ajo ka ndarë me ndjekësit hap pas hapi se çfarë pune bëhet në prapaskenë për të arritur deri në realizimin e plotë të spektaklit.

Luana ka treguar se ajo është mjaft e angazhuar në çdo moment të ditës me “Shiko kush luan”, të cilin e cilëson edhe si beben e saj.

Përgjatë këtij sezoni Luanën e kemi parë shpesh të eksperimentojë me pamjen e saj dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet as në puntatat e fundit të tij. Dy të ftuarit e mbrëmjejes së nesërme, Dontai dhe Kaoruy, që janë një çift vlogger të njohur, kanë publikuar në Intagramin e tyre një foto përkrah Luanës.

Në imazhin që ata kanë publikuar, Luana shihet me flokë të prera me balluke, që i japin një pamje komplet tjetër. Pavarësisht se është një ndryshim i vogël, këto balluket  e prera drejt i ndryshojnë gjithë “look”-un moderatores dhe sërish ajo duket shumë bukur.

Mesa duket balluket e prera drejt do të jenë trend i këtij viti, pasi edhe Jonida Vokshi bëri të njëjtin ndryshim ditën e djeshme. Ndërkohë vetë Luana nuk ka publikuar asnjë foto me pamjen e re, sepse siç duket dëshiron t’ua lërë si surprizë fansave të saj.

Image
Luana Vjollca
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat