Dafina Zeqiri dhe Dj Geek e bëjnë serioze lidhjen pas ribashkimit, planet si çift i fuqishëm pas takimit me familjet

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek e bëjnë serioze lidhjen pas ribashkimit, planet si çift i fuqishëm pas takimit me familjet

Më: 17 janar 2021 Në ora: 13:30
Dafina Zeqiri

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin pas ribashkimit dhe këtë fakt e dëshmojnë me anë të dedikimeve në rrjetet sociale.

Pak javë më parë, këngëtarja publikoi disa foto me përshkrimin: “Ti je ai që më plotëson!” Dhe i menjëhershëm ishte reagimi i Dj Geek, i cili komentoi: “E di, zemër!”.

Çifti bëri publike lidhjen e tyre pak kohë më parë, por më pas ishte vetë këngëtarja që deklaroi ndarjen, duke pohuar se lidhja intime u prishte punë në marrëdhënien si kolegë. Megjithatë, ata duket se e gjetën shumë shpejt rrugën për te njëri-tjetri dhe shihen të lumtur së bashku.

Image

Duket se çifti ka vendosur të mos i kursejë pozat dhe videot e bukura që realizojnë së bashku, e prandaj i publikojnë në rrjetet e tyre sociale. Së fundmi, këngëtarja ishte ajo që ndau dy foto me ndjekësit në “Instagram”.

Në foton e parë, ajo shfaqet krah partnerit të saj, të arratisur drejt një destinacioni të mrekullueshëm me dëborë.

Ndërsa në foton e dytë, çifti shfaqet duke i dhuruar njëri-tjetrit një puthje në buzë. Nga ana tjetër, Dj Geek ka publikuar një video, teksa shfaqet krah partneres duke kërcyer me muzikën e saj në sfond.

Kujtojmë që pas ribashkimit, Dafina edhe natën e ndërrimit të viteve e kaloi me familjen e Geek. Çifti u nda vetëm pak kohë pasi kishin nisur lidhjen. Megjithatë, dashuria nuk i ka lënë të qëndrojnë edhe për shumë gjatë larg njëritjetrit.

Image

Në atmosferën e festave ata konfirmuan ribashkimin e tyre duke uruar në çift Vitin e Ri 2021. Këngëtarja ndau në “InstaStory” një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë. Por, jo vetëm kaq. Dafina e kaloi mbrëmjen e ndërrimit të viteve në shtëpinë e Geek me të afërmit e tij.

Ishte vetë Dj, ai që ndau video nga mbrëmja e tyre festive, ku ra në sy edhe prania e këngëtares. Në disa video të postuara në “Instastory”, ai shihet me Dafinën dhe me mbesën e tij, kurse në video të tjera prindërit dhe vëllai i Geek-ut.

Ditën tjetër çifti ndanë një video ku shfaqej Geek, duke i dhuruar një puthje Dafinës. Para disa muajsh, dyshja i habiti të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit.

Mirëpo, kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe duket se tani ata janë shumë të lumtur bashkë, ndërkohë që sipas burimeve për “Panorama Plus” ata po bëjnë plane për të pasur shtëpinë e tyre në Prishtinë, e për të nisur jetën si një ”çift i fuqishëm” jo vetëm në jetën private, por edhe në muzikë.

MES PUNËS DHE LIDHJES INTIME, MARTESA NË PLANET E DAFINËS

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek gjithmonë lënë vend për dyshime lidhur me raportin mes tyre. Pas një romance që mbaroi shpejt, kolegët shfaqeshin gjithmonë të pandarë në bashkëpunimet në muzikë, ture apo koncerte të ndryshme, që i planifikonin gjithmonë bashkë.

Ende pa konfirmuar rikthimin, Dafina dha sinjale se ajo po planifikonte martesën. Duffye shfaqej me një unazë martese në gisht në një nga fotot në “InstaStory”, ku dukej shumë e lumtur dhe e emocionuar. Të gjithë mendonin se e gjitha kjo ndodhi fare papritur, ndërsa të tjerë persona afër çiftit thanë se atyre vërtet u ka rënë në kokë për njëri-tjetrin.

Këngëtarja fshiu të gjitha postimet në profilin e saj në “Instagram”, duke ruajtur vetëm njërin në veçanti: Duffye veshur me të bardha dhe mbuluar me vello të kuqe. Si për të mos mjaftuar kjo, DJ Geek e komentoi me fjalët: “Nusja më e bukur”, ndërsa Dafina iu përgjigj me ikonën e një çifti, një konfirmim mjaft i qartë.

Prezenca e DJ Geek në lojën e Duffye-t tregonte jo pak për raportin mes tyre, që mund të ishte një lidhje e bukur drejt martesës e jo vetëm marrëdhënie si miq të mirë pas ndarjes. Pas ndarjes gjatë një interviste, Dafina Zeqiri tha se vazhdon të jetë e dashuruar, duke treguar që Dj Geek është ende në zemrën e saj.

Ajo u shpreh se dashuron shumë dhe kurrë nuk do ndryshojë, pasi sipas saj, të duash është gjëja më e bukur që ekziston.

“Jam ende pak e dashuruar se kam dashuri shumë të madhe, kështu që është ende në zemër, brenda meje. I love hard! I them vetes që do të dëshiroja që të mos doja kaq shumë, që do ndryshoj brenda vetes, do jem më e fortë, nuk do dashuroj kaq shumë, por jam ajo që jam. Nuk do ndryshoj kurrë. Gjithmonë do dashuroj shumë. Është gjëja më e bukur në ekzistencë për mua, bashkë me muzikën”, tha këngëtarja.

Dafina Zeqiri foli gjithashtu edhe për dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Pak kohë më parë, në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se këngëtarja e famshme dhe miku e kolegu i saj, i njohur si DJ Geek, kishin nisur një lidhje dashurie.

E pasi festuan 14 shkurtin dhe ditëlindjen e saj të 31-të, Dafina sa hap e mbyll sytë deklaroi se i kishte dhënë fund kësaj romance të bukur, duke arkivuar kështu lidhjen më të shkurtër të jetës së saj, atë me kolegun simpatik. Së pari, këtë ndarje e nuhatën fansat, të cilët vunë re se dy muzikantët kishin fshirë fotot e videot çift në “Instagram”.

Dhe nuk vonoi Dafina duke e deklaruar vetë ndarjen nga kolegu i saj prej shumë vitesh, ndërkohë që janë pjesë e së njëjtës kompani muzikore në Prishtinë. Paralelisht me këtë histori, Dafina po dëgjohej kudo me hitin e saj “Një herë në jetë”, që i dedikohej një historie dashurie që ka pengun brenda, shkruar nga Endrit Mumajesi (Muma).

DAFINA DHE ROMANCA E SAJ ME KOLEGUN

Ai është miku i saj prej vitesh dhe lajmin se miqësia e tyre kishte kaluar në dashuri e konfirmoi vetë Dafina, ndërkohë që nuk mungonin postimet romantike në publik. Pas një fotoje të publikuar nga Dafina, Dj Geek ishte ai që i shprehu asaj dashurinë hapur. “Të dua”, shkruante ai. “Të dua më shumë!”, ia kthente Dafina.

Kujtojmë se në verën e vitit që lamë pas, Dafina e mohoi kategorikisht lidhjen me kolegun e saj, e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike. Lidhja me Dj Geek nisi disa muaj pas ndarjes së saj nga ish-partneri Jose. Edhe pse ajo shkëmbente zemra me DJ-in, në një deklaratë për mediat, këngëtarja e mohoi këtë lajm disa muaj më parë.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar po ashtu lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë ‘Moneyz’), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s’kam qenë më e lumtur”, është shprehur Dafina.

Por s’vonoi shumë dhe po e njëjta Dafinë deklaroi se është kokë e këmbë e dashuruar dhe i dashuri i saj është pikërisht Dj. Geek. Po kush është Genci, i njohur në muzikë si Dj Geek?

Ai lëvron kryesisht muzikën dance. Më datë 4 korrik 2018, Dj Geek publikoi videoklipin “Sekreti”, në bashkëpunim me Argjentina Ramosajn. Në dhjetor 2018, Dafina Zeqiri & Dj Geek publikuan videoklipin “Alo”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Liridon Berisha & Gesko.

Në gusht 2019, Dj Geek publikoi videoklipin “The Feeling”, në bashkëpunim me Tanin. Sa i takon jetës private, ai ka pasur një lidhje të gjatë 8- vjeçare me një nga prezantueset e programit “E diell”, Argjira Spanca. Për këtë histori, Argjira ka folur pa komplekse në intervistat që ka dhënë.

Le të presim nëse pas fotove të Dafinës me unazë martese dhe vello nusërie fshihet një dhëndër si Dj Geek, ndërkohë që e kanë shprehur mes miqve se tani e tutje s’do ketë më ndarje mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat