Olta Gixharit i shtyhet fluturimi drejt Tiranës për herë të tretë!

Bota e Yjeve

Olta Gixharit i shtyhet fluturimi drejt Tiranës për herë të tretë!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:00
Olta Gixharit

Olta Gixhari është zhvendosur prej muajsh në Spanjë, për të jetuar me bashkëshortin e saj, identitetin e të cilit nuk e ka bërë ende publik.

Ajo ka krijuar një familje me të dhe tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj, duke qenë nëna e një jdali të quajtur Amar. Për këtë arsye gjithë këto kohë, Olta ka qëndruar larg Shqipërisë.

Javën e kaluar aktorja tregoi se priste të nisej drejt Tiranës por e ka përndjekur fati i keq. Olta ka treguar se do të fluturonte drejt Tiranës, por nuk ka mundur ta realizojë udhëtimin për shkak të stuhisë së borës që mbërthyeu Spanjën.

“Fiks në ditën e fluturimit tim drejt Tiranës. Qamet me dëborë në Spanjë. Më mbarë se kaq”, ka shkruar Olta përkrah një videoje të saj.

Dhe fati nuk qenka me Oltën, pasi ajo ka tentuar sërish të niset drejt Tiranës, por fluturimi i saj është anuluar sërish, e këtë herë nuk e dimë arsyen. Dhe kjo qenka hera e tretë që i prishet plani.

Ka qenë vetë bukuroshja bjonde që ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj, duke postuar një foto në Instastory. Olta ka publikuar një story ku shihen dy gota vere, teksa shkruan “Meqenëse na u shty fluturimi për herë të tretë!”

Image
Instastory
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat