“U përballëm pas kaq shumë vitesh!”

Bota e Yjeve

“U përballëm pas kaq shumë vitesh!”

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:19
Beatrix Ramosaj

Sot është e enjte dhe Luana ka regjistruar “Shiko kush luan” që ndonëse regjistrohet sot transmetohet të shtunën, sikurse ka treguar vetë moderatorja.

Dhe që thoni ju mes të ftuarve këtë puntatë do jenë edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Beatrix Ramosaj dhe gazetari i njohur i showbizit Eraldo Rexho.

Të dy kanë patur një lojë shumë argëtuese që do e shohim pas dy ditësh, por janë munduar paksa të na ngatërrojnë në rrjetet sociale.

Betarixi ka publikuar foton e Eraldos në Instastory duke shkruar:

Vetëm në “Shiko kush luan” përballesh me Eraldon pas kaq shumë vitesh sherr. Na pajtoi Luana Vjollca.”

Të njëjtin postim e ka bërë edhe Eraldo, i cili ka publikuar një foto të këngëtares dhe shkruan:

Vetëm “Shiko kush luan” më bëri të përballem me Beatrix pas kaq vitesh sherr. Luana Vjollca u bë sebep!”

Por, për çfarë sherri e kanë fjalën? Sepse publikisht ata njihen për një raport të mirë e gjithmonë korrekt. Asnjë lajm nuk ekziston në Internet lidhur me ndonjë konflikt mes dyshes.

Të ketë ndodhur ndonjë gjë dhe s’na e kanë treguar? Jo, jo.

Është thjesht lojë. Burime ekskluzive bëjnë me dije për iconstyle.al se mes tyre nuk ka asgjë që nuk shkon. Postimi është bërë për hir të lojës ku kanë marrë pjesë.

Kështu, pra! Ishte alarm i rremë!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat