U dërgua me urgjencë në spital, aktorja e famshme turke braktis serialin pas problemeve shëndetësore. Ja si është gjendja e saj

Bota e Yjeve

U dërgua me urgjencë në spital, aktorja e famshme turke braktis serialin pas problemeve shëndetësore. Ja si është gjendja e saj

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:46
Neslihan Atagul

Aktorja e famshme turke, Neslihan Atagul ka hequr dorë nga seriali i saj i suksesshëm, Sefirin Kizi (Vajza e Ambasadorit), pas problemeve shëndetësore.

Aktorja, e cila është dobësuar shumë kohët e fundit, u dërgua me urgjëncë në spital javën e kaluar.

Ndërsa fansat po prisnin ditën që ajo do rikthehej, Neslihan Atagul i dha lamtumirën serialit, duke shpjeguar se sëmundja nuk e lejonte të punonte.

28-vjeçarja shpjegoi se është diagnostikuar me Sindromën e Zorrës së Irrituar (IBS).

“Përshëndetje të gjithëve, është koha t’i them lamtumirën Nares-s sime të dashur, gruas të cilën e ndjej thellë kur aktroj. Megjithëse unë e tolerova situatën, trupi im nuk më toleroi mua, prandaj duhet të pushoj pak,”- shkroi ajo.

Javën e kaluar, Neslihan Atagul i shqetësoi të gjithë kur u rrëzua në tokë ndërsa po xhironte një skenë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital. Fillimisht u tha se ishte infektuar me COVID, por lajmet u hodhën poshtë nga producentët e filmit, duke thënë se aktorja kishte probleme me sistemin e tretjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat