Adele dhe ish-bashkëshorti i saj arrijnë marrëveshjen e divorcit dy vite pas ndarjes

Bota e Yjeve

Adele dhe ish-bashkëshorti i saj arrijnë marrëveshjen e divorcit dy vite pas ndarjes

Më: 23 janar 2021 Në ora: 08:08
Adele

Këngëtarja e njohur, Adele dhe ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki kanë arritur në një marrëveshje divorci dy vite pas ndarjes.

Raportohet se dokumenti është dorëzuar në një gjykatë në Los Angeles por ende nuk janë nënshkruar nga një gjykatës.

Çifti mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të vetëm, djalin Angelo, në vitin 2012.

Megjithëse kishte zëra se Adele dhe Konecki u martuan fshehurazi, këngëtarja nuk konfirmoi se ishin burrë dhe grua deri në ceremoninë e Grammy 2017.

32-vjeçarja dhe Konecki i dhanë fund martesës së tyre në prill 2019.

Ndërsa Adele zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc nga Konecki në shtator të atij viti, duke përmendur si arsye të ndarjes “dallimet e papajtueshme” mes tyre dhe duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët të djalit, Angelos.

Ndërsa ndarja e pronave dhe pasurive të tyre do të përcaktohej nga një ndërmjetësues.

Pas ndarjes së çiftit, kishte thashetheme se këngëtarja nisi një romancë me reperin britanik Skepta, megjithëse më vonë i rrëzoi pretendimet duke deklaruar se ishte “beqare”.

Majin e kaluar një burim tha për People se Adele dhe Konecki kanë jetuar në shtëpi të ndryshme, pranë njëri-tjetrit në Los Angelos pasi duhet të bashkë-prindëronin në mes të pandemisë së virusit koronavirus.

“Po bëjnë atë që është më e mira për Angelo. Djali është bota e saj,”- tha një burim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat