Më keq se të mos kesh as shije as erë, është të kesh ndjesitë e Enit

Bota e Yjeve

Më keq se të mos kesh as shije as erë, është të kesh ndjesitë e Enit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 08:48
Eni Koçi

Eni Koçi i është shtuar listës së personave publikë që janë infektuar nga Covid -19 dhe këtë e ka zbuluar me dy postimet e fundit. “Duke shpresuar që do ndjej sado pak shije”, ka shkruar ajo në një foto ku shfaqet një pjatë makarona.

Më tej ka publikuar një tjetër pjatë dhe ka shpjeguar se pasojat që i ka lënë koronavirusi nuk po i largohen prej ditësh, ndërkohë që shumë fansa ka ndarë të njëjtin shqetësim me këngëtaren.

“Pa fat me penet. Po më vijnë shumë mesazhe dhe e shoh që paska shumë persona me të njëjtin hall. Halli im kryesor nuk është mungesa e erës apo shijes, po fakti që ndjej shije dhe aromë të keqe në çdo gjë.Tani dëshira ime më e madhe është të mos ndjej fare as shije as erë që të mund të konsumoj ndonjë ushqim normal. Për kthim në normalitet nuk po pretendoj”, ka rrëfyer Eni.

Këtë problematikë e ka shprehur më herët edhe Klea Huta, e cila realizoi një intervistë virtuale me fansat e saj duke bërë publike të njëjtin shqetësim. Koronavirusi lë shumë pasoja tek një pjesë e mirë e personave që e kalojnë, një ndër to është pikërisht dëmi në receptorët e shijes dhe nuhatjes. Në një kohë që pandemia është akoma rrezik për të gjithë duhet të tregojmë të njëjtin kujdes si në fillimet e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat