Rita Ora sjell pamje nga prapaskenat e “The Masked Singer”, shkëlqen në paraqitjen e radhës me fustanin bardh e zi

Bota e Yjeve

Rita Ora sjell pamje nga prapaskenat e “The Masked Singer”, shkëlqen në paraqitjen e radhës me fustanin bardh e zi

Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:04
Rita Ora

Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të eksperimentojë kur bëhet fjalë për modën.

Dhe Rita Ora tërhoqi vëmendje me një tjetër pamje mbresëlënëse të shtunën ndërsa pozoi në prapaskenë të “The Masked Singer”.

Këngëtarja e “Anywhere”, 30 vjeçe, dukej e bujshme ndërsa u shfaq me një fustan të çuditshëm në fotografitë e reja.

Image

Fustani tërheqës i Ritës përmbante shumë shtresa, teksa pjesa e sipërme përmbante një element të bardhë, me një shpatull.

Ylli i muzikës pop e shoqëroi veshjen me çizme lëkure të zeza deri në gjunjë, derisa kishte vendosur gjerdanë të ndryshëm prej ari.

Kjo vjen pasi u raportua në fillim të këtij muaji se këngëtarja ishte paguar një milion funtesh për t’u rikthuer sërish në sezonin e dytë të “The Masked Singer”.

Image

Biondja, e cila u kthye në ekranin e Boxing Day, thuhet se do të fitojë dyfishin e paketës së pagës së rekrutit të ri Mo Gilligan, 32 vjeç.

Davina McCall dhe Jonathan Ross janë kthyer po ashtu në vendet e gjyqtarëve së bashku me artisten shqiptare dhe Mo, i cili ka zëvendësuar yllin e “Hangover”, Ken Jeong. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat