Nga fotoja e parë deri tek biseda e fundit me Alfio Rrotanin, Fatma Methasani iu përgjigj çdo kërkese të ndjekësve

Bota e Yjeve

Nga fotoja e parë deri tek biseda e fundit me Alfio Rrotanin, Fatma Methasani iu përgjigj çdo kërkese të ndjekësve

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:05
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani e nisën historinë e tyre të dashurisë nga korridoret e televizionit “IN Tv”. Megjithatë, romancën e tyre e mbajtën të fshehtë për një kohë të gjatë.

Por, pasi ka marrë edhe propozimin për martesë, moderatorja vendosi të ndajë me të gjithë imazhet e para që ka realizuar me shefin e kuzhinës si çift.

Ajo realizoi mbrëmë sfidën “Posto një fotografi”, ku ndjekësit i kërkuan foto që dëshmojnë lidhjen e tyre disavjeçare.

Ajo publikoi foton e parë që ka shkrepur me Alfion, në nëntor të 2016-ës dhe disa të tjera nga udhëtimet e para që ka bërë me të në Venecia dhe në Verona.

Fatma zbuloi se për herë të parë është takuar me partnerin e saj në korrik të 2016-ës dhe ka publikuar një video të vjetër të një spoti në “IN Tv”.

Nuk kishte si të mungonte edhe kërkesa për bisedën e fundit që kanë bërë me njëri-tjetrin. Ajo që bie menjëherë në sy është fakti që ata flasin me mesazhe zanore, e Fatma i ka nisur edhe një video të djalit të tyre, Noah.

Fatma u surprizua në tetor të vitit të kaluar, në 26-vjetorin e  saj të lindjes, me propozimin për martesë që Alfio i bëri në mes të të gjithëve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat