Bashkëjetesa e Dojna Memës me këngëtarin, çifti po përgatitet për …

Bota e Yjeve

Bashkëjetesa e Dojna Memës me këngëtarin, çifti po përgatitet për …

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 10:35
Dojna Mema

Çifti më i ri i deklaruar i showbizit, këngëtari Vlashent Sata dhe prezantuesja Dojna Mema, fundjavat i kanë kthyer në orë mësimi kantoje dhe këtë e kanë ndarë me ndjekësit, duke postuar një seri videosh shumë argëtuese.

Dojna përpiqet të këndojë, ndërsa Vlashenti e ndjek dhe reagon pas çdo note. Pasi bëjnë disa prova me këngë të ndryshme shqiptare, kalojnë te përpjekjet për të kënduar në dialekt shkodran.

Dojna dhe Vlashenti kanë bashkëpunuar më herët për një këngë, ku moderatorja ka qenë aktore, ndërkohë që tashmë duket se po punojnë për një duet. Asokohe, lidhja e tyre ende nuk ishte bërë publike, por tani ne presim duetin e një çifti të dashuruar.. Pyetja që moderatorja i drejton publikut është: “A e kaloj provën apo jo? Ju si mendoni?”.

Image

Ndërkohë, sa i takon lidhjes me këngëtarin, Dojna Mema gjithmonë ka pranuar se ka qenë e dashuruar, por asnjëherë nuk bëri publike identitetin e djalit që i kishte rrëmbyer zemrën deri pak kohë më parë. Edhe pse përflitej se ishte në një lidhje me këngëtarin, Vlashent Sata, asnjëri prej tyre nuk i pranoi thashethemet.

Ishte Vlashenti, i cili i sqaroi të gjitha njëherë e mirë, teksa publikoi një video për Vitin e Ri me disa nga kujtimet më të bukura në krah të moderatores. Ndërsa e ftuar në “E diell”, Dojna u shpreh se lidhja e saj nuk ka qenë kurrë sekret dhe së bashku me këngëtarin dilnin dorë për dore në ish-Bllok.

Ajo u shpreh se nuk e bëri publike lidhjen në rrjetet sociale për shkak se “kjo është një gjë që diskutohet me partnerin”, si edhe kishte një marrëdhënie në distancë.

“Unë kam 3 vite që jam e lidhur, nuk ka qenë kurrë sekret, sepse në çdo intervistë që kam dhënë kam thënë ‘Jam e dashuruar!’. Me atë njeriun dilja për dore në mes të Bllokut, kudo, na shihte e gjithë Tirana, e dinin të gjithë. Thjesht nuk dola me parullë e të thosha: “Jam me këtë person”. Nuk kam dashur ta mbaj sekret, kam dalë hapur me të që ditën e parë me të, por emrin dhe të bëj personin publik nuk e kam bërë sepse është një gjë që diskutohet në çift. Edhe kur nuk je personazh publik, nëse lidhesh me një djalë nuk e thua direkt, pret njëherë të shohësh si shkojnë gjërat, për më tepër isha në një raport në distancë”, u shpreh moderatorja.

Tashmë, ata kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë pas kthimit të Vlashentit nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat