Brooklyn Beckham mbulon me duar gjoksin e të fejuarës së tij, fotoja ku shfaqen topless bëhet virale në rrjet

Bota e Yjeve

Brooklyn Beckham mbulon me duar gjoksin e të fejuarës së tij, fotoja ku shfaqen topless bëhet virale në rrjet

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:25
Nicola Peltz

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz e shprehin gjithmonë afeksionin për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Djali i madh i Victoria dhe David Beckham publikoi në llogarinë e tij në Instagram të shtunën një foto që tashmë është bërë virale, shkruan “Daily Mail”.

Kjo sepse Brooklyn shfaqet duke mbuluar me njërin krah gjoksin e Nicola-s, teksa të dy ishin topless.

Image

26-vjeçarja mbante gjithashtu diçka në duar, që e ndihmoi të mbulonte pjesët intime.

“Gjysma tjetër e imja”, shkroi krahas postimit fotografi.

Nicola dhe Brooklyn u fejuan në korrik të vitit të kaluar, kur ai i propozoi me një unazë gjigante diamanti me prerje smeraldi. Sipas ekspertëve, ajo ka kushtuar mbi 350 mijë paund.

Image

Çifti kanë krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe gjërat mes tyre janë serioze, pasi kanë zbuluar se do të martohen në vitin 2022. Për më tepër, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagramin e tij, 21-vjeçari tha se pas disa vitesh dëshiron të jetë “një baba dhe një bashkëshort i mrekullueshëm”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat