Kim Kardashian mbron vajzën e saj, North West

Bota e Yjeve

Kim Kardashian mbron vajzën e saj, North West

Nga: Bota sot Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:35
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka folur për të mbrojtur vajzën e saj shtatë vjeqare North West, pasi ndezi një debat nëse ajo kishte pikturuar vetë një peisazh piktoresk malor.

"Vajza ime dhe shoqja e saj më e mirë kanë mësuar për pikturën në vaj ku talentet dhe krijimtaria e tyre po inkurajohen dhe ushqehen", shkroi Kim, të martën.

Ylli televiziv kishte shpërndarë një foto të pikturës në storiet e saj në Instagram me mbishkrimin, 'artisti im i vogël North'.

Piktura tashmë është krahasuar me një vepër arti që artisti i njohur televiziv Bob Ross do të kishte krijuar./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat