Është apo jo në një lidhje? Trejsi Sejdini i sqaron të gjitha, teksa pozon më joshëse se kurrë

Bota e Yjeve

Është apo jo në një lidhje? Trejsi Sejdini i sqaron të gjitha, teksa pozon më joshëse se kurrë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:50
Trejsi Sejdini

Trjesi Sjedini është një nga modelet më të përfolura në botën e showbizit, ajo njihet për tipin e saj ‘mos-kokëçarës’ dhe pozat e nxehta që ndan herë pas here me ndjekësit.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, teksa ngriti temperaturat e veshur me të kuqe ku vendoste në pah format e saj trupore seksi, ngjyrë që simbolizon këtë ditë.

Por një prej imazheve provokuese, ku pozon me të brendshme të zeza, vendosi ta publikojë ditën e sotme, për të treguar statusin e saj, single.

“Nga fotosesioni i djeshëm, por po e postoj sot sepse jam beqare”- shkroi Trejsi Sejdini, duke zbuluar se nuk është në një lidhje dhe se Shën Valentin e ka kaluar vetëm.

Image
Image
Image

Modelja është diskutuar mjaft për jetën e saj private, ndërsa së fundmi u tha se ishte në një lidhje me reperin Don Xhon. Por statusi i saj i hedh poshtë këto dyshime, pasi na tregoi  se është single.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat