10 fakte që duhet t’i dini për Butrint Imerin

Bota e Yjeve

10 fakte që duhet t’i dini për Butrint Imerin

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:52
Butrint Imeri

Nga fëmijëria e tij, jeta personale dhe ajo profesionale, Prive ju sjell 10 gjerat që nuk i dinit për Butrint Imerin.

Kur dhe ku lindi Butrint Imeri?

Këngëtari lindi më 3 korrik të vitit 1996 në Lorach të Gjermanisë ku edhe vazhdoi studimet për muzikë.

Karriera e tij nuk nisi me muzikë!

Ndonëse debutimi erdhi në vitin 2015, këngëtari nisi karrierën si valltar. Ai nisi vallëzimin në moshën 8 vjecare duke kryer kështu edhe disa klasa të vallëzimit. Një nga paraqitjet më të mëdha ishte edhe paraqitja e tij si kërcimtar në “Dance Camp” të Gjermanisë, ku arriti të triumfonte, në mesin e kërcimtarëve më të mirë nga e gjithë bota.

Cili këngëtar influencoi muzikën e tij?

Në disa intervista ai ka deklaruar se muzika e tij që i takon gjerësisht zhanrit R&B dhe POP, ka ndikim madhor nga Justin Timberlake.

Fillimi i tij ishte i vështirë!

Sot është një nga këngëtarët më të njohur dhe të dashur të muzikës, mirëpo ai ka pranuar se në fillim ka hasur në vështirësi dhe injorim nga artistët e tjerë, ndonëse ai nuk ka dhënë ndonjë emër.

Që kur u rikthye në Kosovë ai ka frikë ashensorët.

Që nga rikthimi në Kosovë, këngëtari është përballur me realitetin e vështirë të shkëputjes së rrymës elektrike. Kjo shpesh ka ndodhur gjatë kohës sa ishte në ashensorë, dhe si rrjedhojë ka krijuar frikë të frekuentojë ata.

Familja e tij drejton biznese të suksesshme jashtë vendit.

Shpesh kemi parë që realizimi i videoklipeve të Butrinit ka mbrapa një financim të madh. Ai ka pranuar se familja e drejton biznese të suksesshme dhe është i vetmi që është fokusuar në muzikë. Më tej, ai ka zbuluar se asnjë nga pronat e familjes nuk janë në emrin e tij.

Dikur Koreja e Veriut ia kishte refuzuar vizën!

Këngëtari deshi të udhëtojë drejt Koresë së Veriut, por edhe pse ai është shtetas gjerman kërkesa e tij ishte refuzuar. Arsyeja e vizitës ishte për të realizuar një videoklip.

Në videoklipet që xhiron fillimisht ka pak siklet.

Deri më tani Butrinti ka realizuar dhjetëra klipe, por pranon se gjithherë ka pak siklet në fillim. Kjo sepse atij i duhet pak kohë të ambientohet me modelet, me ambientin dhe kamerat.

14 dhjetori është datë e veçantë në karrierën e tij.

Tri nga këngët më të suksesshme të këngëtarit janë publikuar me 14 dhjetor. “M’ke rrejt” u publikua mee 14 dhjetor 20129.  Mega-hiti “Xhanëm” dhe bashkëpunimi i tij me Gjikon “Bakllava” u publikuan në të njëjtën datë, njëra dy vit më parë e tjetra tre vjet më parë.

Ai është një adhurues i filmave anime.

Këngëtari adhuron animen më saktësisht “Dragon Ball”. Në korrik të vitit 2020. Butrinti kishte vizatuar portretin e Gokut, personazhi nga filmi i animuar “Dragon Ball”. Ky tatuazh është i veçantë për këngëtarin pasi i kujton fëmijërinë e tij prandaj edhe ka vendosur ta bëjë në një vend të dukshëm.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat