Naomi Campbell nuk zhgënjen kurrë, pozon sërish e zhveshur

Bota e Yjeve

Naomi Campbell nuk zhgënjen kurrë, pozon sërish e zhveshur

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:47
Naomi Campbell

Për të hequr dorë nga fama e ikonës së bukurisë, Naomi Campbell as që e mendon. Nofkën "Pantera e Zezë", e ka fituar duke bërë kilometra "rrugë" në pasarela dhe duke pozuar për foto të panumërta dhe ajo, në moshën 50 vjeçe, nuk ka ndërmend të ndalet.

Përkundrazi, është gjithnjë e gatshme të mahnisë dhe joshë, siç bën në kopertinën e revistës "i-D" ku fotot mund ti shikoni në galeri.

Përveç të brendshmeve të zeza, ajo mban në kokë një pendë të madhe të ndezur, por një detaj tjetër tërheq vëmendjen: gjinjtë e zhveshur që "rrëshkasin" në foto.

Image

Fotografi Luis Alberto Rodriguez përjetësoi Naomin jashtë vilës së saj në Kenia. Me një bukuri prej statuje, supermodelja portretizohet nga deti dhe duket si një hyjni, me një trup të skalitur dhe një qëndrim krenar.

Poza duket e rastësishme, por është krijuar në mënyrë perfekte për t’ju lënë pa fjalë, me gjinjtë e zhveshur që dalin nga hapja e krahëve.

Image

Ajo shikon lenten djallëzore me një shkelje syri dhe me një buzëqeshje paksa enigmatike që të bën të humbasësh mendjen.

Shkëlqimi i Campbell është i dukshëm, por ajo që ajo do të donte të zbulonte me fotot me sensualitet të lartë, është diçka tjetër. "Kur t’i shihni këto imazhe, shpresoj të shihni se Kenia është e bukur, se Afrika është e bukur", i thotë ajo revistës.

Image

Gjithashtu ajo përfiton nga hapësira e saj për të nisur një reflektim mbi problemin e diskriminimit racist: "Unë jam e lumtur që jam pjesë e një seti fotografik me krijues të rinj që të gjithë kanë ngjyrën time të lëkurës. Luis është fotografi i tretë me ngjyrë me të cilin punoj gjatë gjithë karrierës sime”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat