“Pse je kaq hipokrite?”- Plas sherri mes shoqeve në “Për’puthen”, Jasmina akuzon Sarën se i rrëmbeu djalin që i kishte vënë syrin e para

Bota e Yjeve

“Pse je kaq hipokrite?”- Plas sherri mes shoqeve në “Për’puthen”, Jasmina akuzon Sarën se i rrëmbeu djalin që i kishte vënë syrin e para

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:14
Sara Malaj

Një debat i ashpër ka “shpërthyer” mes Sarës dhe Jasminës në “Për’Puthen”, pasi kjo e fundit tha se Sara tregoi mungesë respekti ndaj saj, në momentin që zgjodhi Andin në takim, pasi e konsideronte atë shoqe.

Ndërkohë, Sara iu drejtua duke e akuzuar se ajo është përqafuar në dhomën e ndërrimit me Atdheun, djalin që Sara ka shprehur se e pëlqen e me të cilin ka shkëmbyer edhe puthje.

“Nuk më ke parë në dhomë ndërrimi me mashkullin që ka qejf shoqja ime. Këta kur ndërrohen, ndërrohen edhe me përqafime”, tha ajo.

Image

Ndërsa Sara iu përgjigj: “Në dhomë ndërrohemi unë, Andi dhe Atdheu dhe përqafimet ndodhin te dhoma e ndërrimit dhe kjo e nxjerr se nuk ka ç’nxjerr më.”

E revoltuar dhe me tone të ashpra ka folur Jasmina në studio, pas takimit të Sarës me Andin. Ajo e konsideroi mungesë respekti nga të dy, ndërsa tha se Sarën e ka afruar, kanë dalë bashkë edhe jashtë emisionit e se madje ajo i kishte thënë se shkon me Andin.

Image

Debati:

Jasmina: Unë jam treguar shumë e afërt me Sarën dhe është mungesë respekti. Sara është personi që unë e kam afruar që kur është futur në emision. Dhe në momentin që unë i jepem dikujt, më vret shumë mungesa e respektit. Nuk më pëlqejnë këto lojëra.

Sara: Gabimi është nga ky, se ai mund ta refuzonte takimin për respektin ndaj teje.

Jasmina: Ai të respektoi ty se ta futën katër veta.

Sara: Mua nuk ma fut njeri. Këtu kemi ardhur për të gjetur dashurinë.

Jasmina: E mësoi përmendësh para emisionit këtë. Më thoshte mua ju të dy shkoni shumë bashkë, unë dal me të jashtë emisionit dhe kjo nuk më respekton?

Andi: Pse je kaq hipokrite?

Jasmina: Është mungesë respekti nga të dy.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat