Fedez shpërthen në lot në “Sanremo” dhe fajin ia hedh shtatzënisë së Chiara-s

Bota e Yjeve

Fedez shpërthen në lot në “Sanremo” dhe fajin ia hedh shtatzënisë së Chiara-s

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:36
Fedez, Chiara

Fedez konkurron këtë vit në “Sanremo” me Francesca Michielin me këngën “Chiamami per nome”. Në fund të performancës, Fedez nuk arriti t’i fshihte emocionet dhe shpërtheu në lot. Në fakt që në fillim të këngës, Fedez dukej mjaft i emocionuar dhe i lumtur që po i jepej mundësia të performonte në një skenë të madhe si ajo e “Ariston”.

Si të gjithë artistët që këto kohë e kanë ndjerë shumë mungesën e skenave të mëdha dhe të kënduarit “live”, Fedez u prek teksa u ngjit në skenë. Menjëherë pasi përfundoi së kënduari ai nisi të qante dhe fshiu lotët me një facoletë. Mirëpo për këtë moment, ai ia “hodhi fajin” shtatzënisë së Chiaras. Ai tha se duke ndenjur gjatë gjithë kohës me një grua shtatzënë është bërë edhe ai më shumë emocional seç duhet.

“Terrori i provave ia ka lënë vendin emocioneve. Ishte një përzierje e gjërave. Unë kam qenë duke jetuar në gjysmë-izolim për muaj me radhë në shoqërinë e një gruaje shtatzënë, ndoshta kemi hormone të sinkronizuara. Pastaj ishte rreziku i përjashtimit nga kjo aventurë. Me pak fjalë, unë jam veçanërisht i ndjeshëm në këtë periudhë”, u shpreh Fedez.

Image
Fedez

Chiara Ferragni është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt çifti do të bëhen prindër të një vajze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat