Me vetulla të zbardhura e veshje provokuese, Rita Ora paralajmëron versionin akustik të mini-albumit “Bang”

Bota e Yjeve

Me vetulla të zbardhura e veshje provokuese, Rita Ora paralajmëron versionin akustik të mini-albumit “Bang”

Më: 11 mars 2021 Në ora: 17:57
Rita Ora

Ka kaluar një muaj që kur ajo ka publikuar mini-albumin e saj të ri, “Bang”, me producentin dhe DJ-në kazak Imanbek.

Dhe Rita Ora publikoi një imazh mbresëlënës në Instagram të enjten, ndërsa njoftoi se do të lëshonte një version akustik të këngëve të saj të fundit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 30 vjeçare, mori vëmendjen pozonte e veshur me një këmishë të zezë dhe me prerje, teksa kishte vetulla të zbardhura.

Image

Duke nënvizuar figurën e saj të pabesueshme trupore, këngëtarja i bëri për vete fansat me dekoltenë e hapur, që nxirrte pak në pah gjoksin e saj.

Ish-gjyqtarja e spektaklit “X Factor” dukej mjaft sportive, ndërsa kishte vënë një makijazh të lehtë.

Duke detajuar publikimin e projektit të saj të ri, ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “#Bang, versioni akustik, këtë premte”.

“Jam e mbingarkuar me faktin se sa të pabesueshëm keni qenë të gjithë që kur publikova #BANG! Jam shumë e ngazëllyer të ndaj me ju këto versione më ‘të zhveshura’ të këngëve që regjistruam! Nuk mund të pres deri sa ju t’i dëgjoni!”, shkroi Ora në Instagram.

Image

Rita aktualisht është e angazhuar si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Këngëtarja udhëtoi në Australi me motrën e saj Elena, e cila shërben edhe si menaxhere e saj.

Mediat gjermane shkruajnë rreth "zbulimeve që tregojnë lidhjet midis shtetit dhe krimit të organizuar" në Serbi

Nostradamus dhe parashikimet për Joe Bidenin: Një njeri i dobët do të sundojë botën, pas murtajës që e ka kapluar atë

Rita po bën debutimin e saj si trajnere për edicionin e ardhshëm të konkursit të talenteve të reja, duke iu bashkuar jurisë e cila në përbërje ka edhe yllin vendas australian Keith Urban.

Interpretuesja e hitit “For You” më parë ka qenë trajnere në versionin britanik të “The Voice” në vitin 2015, ndërsa gjithashtu ka marrë përsipër role gjykuese në spektaklet “X Factor” dhe “The Masked Singer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat