Jonida Vokshi me mesazh “të fortë”: Çdo rrudhë apo vijë në fytyrën e një femre ka historinë e saj

Bota e Yjeve

Jonida Vokshi me mesazh “të fortë”: Çdo rrudhë apo vijë në fytyrën e një femre ka historinë e saj

Më: 18 mars 2021 Në ora: 00:59
Jonida Vokshi

Aktorja shumë e dashur nga publiku, Jonida Vokshi është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo jo rrallë herë flet për tema që kanë rëndësi të veçantë në shoqëri.

Edhe së fundmi përmes një postimi në Instagram, Jonida ka shfrytëzuar preferencat e saj që të motivojë femrat.

Bukuroshja ka postuar një fotografi të aktores së njohur amerikane, Julia Roberts e cila ka treguar së është paragjykuar për shkak të rrudhave të saj në fytyrë.

“Ç’do rrudhë apo vijë në fytyrën e një femre, ka historinë e saj, të lumturisë ose dhimbjes, të të qeshurave pafund ose lotëve nga copëza ndodhirash.

Çdo ndryshim që sjell mosha, e bëjnë atë më të bukur, më të mençur, e bëjnë një nënë, një gjyshe, një njeri me një histori plot kujtime”, ka shkruar aktorja.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat