Mozzik publikon fotografi i zhveshur duke tymosur me Loredanën

Bota e Yjeve

Mozzik publikon fotografi i zhveshur duke tymosur me Loredanën

Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:04
Mozzik

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, vazhdon të jetë një prej reperëve më të ndjekur të estradës në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Ka tash e sa kohë që ai nuk ka publikuar imazhe përkrah Loredanës, e cila është nëna e vajzës së tij, Hanës, me të cilën i stopoi raportet në vitin 2019.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Mirëpo dyshja janë kapur disa herë bashkë nga paparacët, teksa pak javë më parë, dyshja ishin së bashku edhe në pushime në Dubai.

Përkundër faktit që fotografitë e përbashkëta kanë munguar, Mozzik, ka publikuar së fundmi në rrjetin social një fotografi, ku në një pjesë të vogël shihet edhe Loredana.

Bëhet fjalë për një fotografi, ku ai shihet i zhveshur, teksa edhe femra në fotografi tymos një cigare, të dhënë nga dora e Mozzikut.

Image

Edhe pse ai nuk e ka etiketuar Loredanën në fotografi e as nuk ka shkruar asgjë në lidhje me të, prapëseprapë fansat e kanë kuptuar nga ato pak mimika të fytyrës që shfaqen në fotografi, se ajo është Loredana.

“Kush është ajo pran meje?”, ka pyetur reperi në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë shumë përgjigje nga ndjekësit në hapësirën për komente, shumica prej të cilëve kanë thënë se është Loredana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat