“U dashurova me atë lule”- Genta Ismajli tregon si e pritën prindërit lidhjen me biznesmenin turk dhe planet për martesë: Propozimi …

Bota e Yjeve

“U dashurova me atë lule”- Genta Ismajli tregon si e pritën prindërit lidhjen me biznesmenin turk dhe planet për martesë: Propozimi …

Më: 20 mars 2021 Në ora: 01:03
Genta Ismajli

Genta Ismalji dhe partneri i saj, biznesmeni turk, Usta po shijojnë momentet më të bukura të dashurisë.

Çifti kanë treguar se janë shumë të dashuruar dhe të pandashëm nga njëri-tjetri.

Madje marrëdhënien e tyre e kanë çuar në një tjetër nivel, pasi janë prezantuar me prindërit e njëri-tjetrit.

Image

Gjatë një interviste së fundmi, këngëtarja u shpreh se prindërit e saj e duan shumë Ustën dhe janë të lumtur për marrëdhënien e tyre.

Ajo shtoi se para dy muajsh është prezantuar e familjarët e biznesmenit dhe kanë problem gjuhën, por megjithatë Usta i bën përkthyesin.

“Prindërit e mi më shohin mua të lumtur, Ustën e duan shumë sepse është njeri pozitiv, i dashur dhe janë të lumtur për ne të dy. Shumë e bukur është marrëdhënia ime me familjarët e Ustës, jemi prezantuar para dy muajsh. Kemi problem pak me gjuhën por sidoqoftë Usta na përkthen. Akoma nuk kam filluar që të mësoj gjuhën turke, por po ma mëson Usta. Me të komunikoj anglisht dhe turqisht,”- tregoi Genta Ismajli, e ftuar në emisionin “Rudina”.

Këngëtarja iu rikthye edhe njëherë historisë kur u njohën, duke treguar se një lule që Usta i dhuroi e bëri të dashurohej me të.

Ndërsa u shpreh se ende nuk e ka marrë propozimin për martesë, por që “do i vijë radha”.

Image

“Ishim në një restorant dhe u pëlqyem. Më dha një lule, edhe unë me atë lule u dashurova. Kemi gati 2 vite së bashku. Lajmet nuk janë të vërteta për shtatzëninë. Kemi një mal me plane dhe projekte, edhe martesës do ti vijë radha, nuk më ka propozuar akoma por do t’i vijë radha,”– u shpreh Genta Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat