Demi Lovato rrëfen periudhën e vështirë të mbidozës: Isha pesë minuta larg vdekjes, mu desh të vdisja që të zgjohesha

Bota e Yjeve

Demi Lovato rrëfen periudhën e vështirë të mbidozës: Isha pesë minuta larg vdekjes, mu desh të vdisja që të zgjohesha

Më: 20 mars 2021 Në ora: 01:09
Demi Lovato

Demi Lovato ka zbuluar se mbidoza e saj në vitin 2018 ishte më serioze sesa kishte menduar dikush.

Këngëtarja 28-vjeçare shpjegoi në një intervistë për “CBS Sunday Morning” se ajo ishte vetëm disa minuta larg vdekjes kur u gjet në atë natë fatale.

“Mjekët më thanë se kisha pesë deri në 10 minuta afat dhe … sikur, nëse askush nuk do të më gjente, atëherë nuk do të isha këtu”, tha ajo në një klip promovues të intervistës të publikuar këtë të premte.

Image

“Dhe unë jam mirënjohëse që jam ulur këtu sot”, i tha ajo korrespodentit Tracy Smith.

Demi ka qenë e hapur në lidhje me betejën e saj të gjatë me abuzimin e substancave dhe vështirësinë e saj për të marrë kontrollin e jetës së saj, duke thënë se “duhej të vdiste për t’u zgjuar në thelb”.

Ajo shpjegoi në intervistë se tani është në një vend shumë më të mirë: “Ndihem mirë … Ndiej më shumë gëzim në jetën time sesa kam ndjerë ndonjëherë sepse [nuk jam] duke qetësuar ose zvogëluar ndonjë pjesë të vetes time”.

Interpretuesja e hitit “Skyscraper” u shtrua në spital nga mbidoza e heroinës së lidhur me fentanilin e rrezikshëm qetësues në korrik të vitit 2018 pas një nate argëtimi.

Image

Lovato pranoi që ngjarja traumatike e la të verbër legalisht dhe ende po merret me humbje të dëgjimit, tringëllimë në veshët dhe njolla të verbra në shikimin e saj.

Muzikantja e bëri atë zbulim në dokumentarin e saj të ri të titulluar “Dancing with the Devil” i cili debutoi të martën në Festivalin e Filmit “SXSW”.

Ajo tha në dokumentar se nuk mund ta shihte motrën e saj gjatë një vizite në shtrat pas mbidozës të saj, raportoi TMZ.

“Ishte interesante sa shpejt u adaptova. Nuk i lashë kohë vetes që të ndjehesha vërtet e trishtuar për këtë. Thjesht isha si: ‘Si mund ta rregulloj?’”, tha ajo sipas tabloidit.

Image

Në një vrojtim të dokumentarit të lëshuar muajin e kaluar, Lovato tha se pas mbidozës së saj në qershor të vitit 2018 në shtëpinë e saj në Los Angeles, ajo kishte një sulm në zemër dhe tri goditje.

Demi pranoi për CBS se rikthimi erdhi pas një periudhe pakënaqësie të thellë: “Unë kam qenë esëll për shumë vite por jam akoma e mjeruar”.

“Unë nuk kam kontrolluar asnjë nga jeta ime në atë periudhë kohe. Por, po, unë gjithashtu duhej të rritesha dhe të merrja kontrollin”.

“Dhe kjo është diçka që nuk e kam bërë deri në dy vitet e fundit të jetës sime, e cila është [pse] tani jam në kontroll të financave të mia. Tani jam në kontroll të… ushqimit që ha, sa shpesh punoj jashtë”, i tha ajo Smith.

Lovato tani po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ardhshëm, “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over”, muajin e ardhshëm.

Demi është bërë më e butë me maturinë e saj, duke lejuar përdorimin e moderuar të alkoolit dhe marijuanës, duke vënë në dukje se parametrat e shërimit të saj mund të mos jenë efektivë për të gjithë.

“Unë do të thosha që, si, mendoj se termi me të cilin identifikohem më mirë është Kalifornia esëll … E dini, unë jam e kujdesshme të them se ashtu si ndjej që metoda e plotë abstenuese nuk është e një cilësie të njëjtë. Të gjitha zgjidhjet për të gjithë, nuk mendoj se ky udhëtim i moderimit është një zgjidhje e vetme për të gjithë”, shtjelloi ajo në intervistë.

Lovato është planifikuar të debutojë me dokumentarin e saj në YouTube duke filluar nga data 23 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat