Do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”, Anxhela Peristeri e feston kështu ditëlindjen e 35-të, mbi tortë i …

Bota e Yjeve

Do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”, Anxhela Peristeri e feston kështu ditëlindjen e 35-të, mbi tortë i …

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:57
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri, e cila do të të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, feston sot ditëlindjen.

Artistja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foton e tortës së madhe që i kanë përgatitur, mbi të cilën shkruhej: “Edhe 100 Angela, ‘Eurovision’ konkursi i këngës, Rotterdam 2021”.

Anxhela mbush sot 35 vjeç dhe ka treguar se mosha është vetëm një numër për të.

Artistja ka marrë urime pafund nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj, disa prej të cilave i ka publikuar në Instastory.

Anxhela do të këndojë këngën e titulluar “Karma” dhe për më tepër në shqip, sepse sipas saj, ky version e bën këngën të duket më bukur dhe nuk i humbet vlera e tekstit.

Duke qenë se nuk ka pasur eksperienca të mëparshme me performanca në skena të mëdha, këngëtares i është dashur që të udhëtojë drejt Suedisë për të mësuar se si të qëndrojë para kamerave.

Gjatë një inetrviste të dhënë disa ditë më parë, Peristeri tha se prindërit kanë qenë shtysa e saj më e madhe gjatë gjithë rrugëtimit të këngëtares jo vetëm në karrierë, por edhe në jetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat