Shikoni surprizën që i bëri Ronaldo të ëmës

Bota e Yjeve

Shikoni surprizën që i bëri Ronaldo të ëmës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:52
Ronaldo me nënën e tij

Surpriza njëra pas tjetrës për nënën. Cristiano Ronaldo, nuk pushon sa i përket dhuratave që bën për nënën e tij Dolores.

Ajo është e “çmendur” për veturat marramendëse që sulmuesi i Juves blen për të.

Për shembull, 100 mijë euro Mercedes GLC Cuope 350, dhënë si dhuratë për ditën e nënës.

Por, 65 vjeçarja është me të vërtetë e çmendur për Porche Boxster-in e saj të bardhë, të cilin CR7 ia dhuroi në 2015-tën për Krishtlindje dhe veçanërisht për ditëlindjen e saj.

Siç mund të shihet nga profili i saj në “Instagram”, Dolores shpesh shfaqet në shoqërinë e makinës së saj dhe gjithmonë e qeshur.

“Këtu është lodra që më dha i dashuri im”, shkroi ajo ditën kur e mori për herë të parë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat