Almeda Abazi infektohet me COVID-19 teksa Tolgahan lirohet nga spitali

Bota e Yjeve

Almeda Abazi infektohet me COVID-19 teksa Tolgahan lirohet nga spitali

Më: 27 mars 2021 Në ora: 20:02
Almeda Abazi

Modelja shqiptare ka zbuluar se ajo ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Almeda ka bërë të ditur lajmin për rezultatin pozitiv përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka postuar një fotografi me një shkrim në gjuhën turke ku tregoi se ajo dhe familja e saj tashmë kanë rezultuar pozitiv me virusin.

Image

Almeda ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar fansat derisa edhe tregoi se Tolgahan tashmë është liruar nga spitali.

“Po pranoj shumë mesazhe për situatën tonë dhe dua të ju falënderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të shpjegohem. Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19″, shkroi Almeda.

Image

“Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali tashmë, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi”, përfundoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat