Rebel Wilson thotë se është krenare me veten pasi arriti të humbasë 27 kilogramë gjatë vitit 2020

Bota e Yjeve

Rebel Wilson thotë se është krenare me veten pasi arriti të humbasë 27 kilogramë gjatë vitit 2020

Më: 30 mars 2021 Në ora: 08:24
Rebel Wilson

Rebel Wilson është duke festuar për arritjen e peshës së duhur në ‘vitin e saj të shëndetit’.

Aktorja australiane, 41 vjeçe, ishte angazhuar në një regjim diete dhe ushtrimesh në vitin 2020 dhe rezultoi të ishte e suksesshme.

Por, Wilson pranoi se ka ende sfida përpara.

Image

“Tani sfida është ta mbajmë atë. Unë kurrë nuk kam arritur sukses të kaq të madh në jetën time”, tha Wilson të hënën për Good Morning America. “Unë kam humbur pak peshë këtu atje, por nuk e mbaja më gjatë”.

Rebel pranoi se luftonte me ‘ngrënien emocionale’ dhe nganjëherë ende e ka të vështirë të qëndrojë në një dietë të pastër.

“Unë e dua këtë dhe dhe jam krenare për veten time që kam qenë në gjendje për një vit të bëj një transformim të madh në jetë”, tha Wilson.

Image

Ajo ka ushtruar gjashtë ditë në javë dhe kishte një dietë me proteina të larta.

“A do të thotë kjo që unë të ha shëndetshëm çdo ditë? Jo, larg saj”, tha ajo. “Por unë do të zgjedh kudo që të ha. Unë nuk ha shumë mish. Por tani unë me të vërtetë duhet të përqendrohem në të sepse trupi im thjesht përgjigjet mirë ndaj proteinave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat