Sharon Stone bën një tjetër rrëfim tronditës: Gjyshi abuzoi seksualisht me mua dhe motrën, dhe gjyshja e…

Bota e Yjeve

Sharon Stone bën një tjetër rrëfim tronditës: Gjyshi abuzoi seksualisht me mua dhe motrën, dhe gjyshja e…

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:26
Sharon Stone

Në librin me kujtime, “The Beauty of Living Twice”, aktorja e famshme Sharon Stone ka bërë një numër të madh deklaratash shokuese.

Pasi u publikuan fragmente ku ajo fliste për ngacmimet në industrinë e flimit dhe rrëfente se regjisori i një prej filmave ku ka interpretuar i kërkoi të bënte vërtet seks me kolegun (lexoni më shumë), në libër shkruhet një tjetër rrëfim tronditës, raporton “The Independent”.

Stone ka zbuluar se ajo dhe motra e saj Kelly ishin abuzuar seksualisht kur ishin fëmijë nga gjyshi i tyre.

Image

Aktorja flet hapur për këtë përvojë të tmerrshme, duke përshkruar se si ajo dhe motra e saj u mbyllën në një dhomë me gjyshin e tyre, Clarence Lawson, kur ishin fëmijë, dhe se gjyshja ua kyçi derën. Ai pastaj i ngacmoi ato seksualisht.

Kur ai vdiq, Stone ishte 14 vjeçe dhe ajo thotë se u fut në arkivol për t’u siguruar që ai kishte vdekur.

“E pickova (për t’u siguruar që kishte vdekur) dhe kënaqësia e çuditshme që ai më në fund kishte vdekur më goditi si një ton akull,” shkroi Stone. “Unë pashë Kelly-n dhe ajo e kuptoi se gjithçka kishte mbaruar. Ajo ishte 11 vjeçe.”

Stone gjithashtu foli për një goditje në tru që pësoi kur ishte 43 vjeç, nga e cila gati vdiq. Ajo tha se të përjetonte vdekjen aq pranë, e bëri atë më të qetë.

Ajo përshkroi se ndërsa ishte në spital pa 3 miq që kishin vdekur dhe dëshironte të ishte me ta, por refuzoi dhe u mbajt pas jetës. Aktorja shpëtoi pas një operacioni që zgjati 7 orë. Më pas, ajo tha se përqafoi Budizmin.

Image

Në fund të librit, Sharon Stone shkruan: “Unë mësova t’i shoh gjërat ndryshe. Këtë e kam mësuar nga vdekja, nga të jetuarit dhe nga të qenit ajo që më kanë quajtur shpesh: ‘Ylli i Fundit i Filmit’.”

Libri ka dalë në shitje dje, më 30 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat