“Jemi kuptuar që nga ...”, flet personi që qëndron prapa dukjes mbretërore të Vjosa Osmanit

Bota e Yjeve

“Jemi kuptuar që nga ...”, flet personi që qëndron prapa dukjes mbretërore të Vjosa Osmanit

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:12
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vishet me shumë stil nga dizajneri i njohur Valdrin Sahiti.

Duke bërë një punë të palodhshme, ai veçohet si njëri nga dizajnerët më të mirë, ku ka veshur edhe yje me famë botërore.

Valdrini ka vite që merret me këtë profesion, kështu duke korrur suksese të mëdha.

Image

Ai tregoi më shumë për punën e tij, ku u shpreh i kënaqur dhe i privilegjuar që punon me Presidenten Vjosa Osmani.

“Karriera ime lidhet ngushtë me gratë, sidomos me gratë e suksesshme në karrierë!  Duke njohur e punuar fort në rëndësinë dhe rolin e gruas prej 20 vjetësh, mendoj që dhe puna tashmë prej 3 vjetësh me Znj. Presidente është një tjetër sfidë dhe një patjetër kënaqësi dhe privilegj”, tha ai.

Bashkëpunimi me të parën e vendit për dizajerin është përgjegjësi e madhe, por edhe kënaqësi.

Image

“Të bashkëpunosh me Znj. Presidente është përgjegjësi e madhe por njëkohësisht kënaqësi.  Një zonjë motivuese, personalitet i rrallë, inteligjencë dhe sharmë. Një zonjë me një përgjegjësi të lartë qytetare dhe më shumë humor”, shtoi ai.

Kur është pyetja të stili, ai tha se Presidentja është shumë e kujdesshme dhe ia ka lënë në dorë të lirë të ndjek linjën e imazhit publik.

“Znj. Presidente është shumë e kujdesshme dhe konservatore kur vjen puna tek stili. E vërteta është jemi kuptuar që nga momenti i parë dhe më ka lënë dorë të lirë të ndjek linjën e saj të imazhit publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat