Saweetie shihet për herë të parë në publik, pas pamjeve të shpërndara ku Quavo e tërhiqte zvarrë në ashensor

Bota e Yjeve

Saweetie shihet për herë të parë në publik, pas pamjeve të shpërndara ku Quavo e tërhiqte zvarrë në ashensor

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:33
Saweetie

Rep-artistja e njohur, Saweetie, është bërë ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë.

Fillimisht lajme për të ishin për shkak të ndarjes me reperin Quavo, ky i fundit pjesëtar në grupin “Migos”.

Për të mos munguar kjo, TMZ kishte publikuar një video teksa reperi shihej duke e tërhequr zvarrë Saweetie në ashensor.

27-vjeçarja dy ditë më parë është fotografuar për herë të parë publik, që kur incidenti u bë viral në rrjet.

Ajo shihej me një veshje shumë të thjesht, kurse flokët i kishte tejet të shthurura.

Përpos aksesorëve dhe disa çantave që mbante me vete, reperja nuk kishte përdorur aspak makijazh.

Kujtojmë se që të dy e kanë bërë të ditur ndarjen në rrjete sociale.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat