Me vathët kryq e çantën e mbi dy mijë eurove, Rita Ora fotografohet në poza tërheqëse duke dalë nga palestra

Bota e Yjeve

Me vathët kryq e çantën e mbi dy mijë eurove, Rita Ora fotografohet në poza tërheqëse duke dalë nga palestra

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:57
Rita Ora

Ajo është zhvendosur përkohësisht në Australi për të xhiruar sezonin e vitit 2021 të “The Voice Australia”.

Dhe të martën, Rita Ora shijoi një stërvitje pasi mbaroi prodhimi për shfaqjen që do të transmetohet Channel Seven.

Ylli i popit, 30-vjeçararja tregoi figurën e saj të pabesueshme në një palë streçe, ndërsa u largua nga një palestër në Sydney pas një stërvitje të lodhshme.

Këngëtarja kombinoi ansamblin me një palë atlete të bardha, syze dielli dhe gjithashtu për aksesorë vendosi një byzylyk dhe gjerdan.

Rita lidhi flokët e saj bionde me llastik dhe mbajti një peshqir dhe shishe uji në dorë ndërsa ecte drejt veturës së saj.

Image

Interpretuesja e hitit “Body On Me” mbante një çantë elegante të markës ‘Gucci’, e cila shitet me çmim 2,650 dollarë (2,220 euro).

Ansambli i Ritës u dha shikuesve një vështrim të shpejtë në tatuazhet e saj të shumta, përfshirë një trëndafil në dorën e saj të djathtë.

Rita zbarkoi në Australi në fillim të shkurtit për të xhiruar sezonin e ri të “The Voice”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë sivjet.

Image

Sipas The Daily Telegraph të martën, prodhuesit e shfaqjes kanë xhiruar një numër përfundimesh në mënyrë që të mbajnë të fshehtë identitetin e fituesit.

Finalja u xhirua të dielën në Carriageworks në Sydney, me trajnerët: Rita, Guy Sebastian, Keith Urban dhe Jessica Mauboy të pranishëm.

Në kontrast me thashethemet që zakonisht ndjekin spektaklin e talenteve “The Voice”, burimet e brendshme pranë shfaqjes thonë se juria këtë vit ishte tejet profesionale.

Image

Tani që angazhimet e saj për xhirimet kanë përfunduar, Rita pritet të kthehet në Angli në javët e ardhshme.

“Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e The Voice këtë vit”, kishte thënë artistja shqiptare në një intervistë pak muaj më parë para se xhirimet e “The Voice Australia” të fillonin.

“Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin e mahnitshëm këtu”, kithe theksuar ajo.

“Australia është shtëpia e disa muzikantëve dhe partnerëve të mi të preferuar me të cilët kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të punoj”, kishte thënë tutje 30-vjeçarja.

Rita ishte më parë një trajnere në versionin britanik të “The Voice” në vitin 2015, dhe gjithashtu ka mbajtur role të ngjashme në spektaklet “X Factor” dhe “The Masked Singer”. 

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat