Le t’i japim të drejtë të dashurit të Fjoralbës që nuk i ka qejf fotot

Bota e Yjeve

Le t’i japim të drejtë të dashurit të Fjoralbës që nuk i ka qejf fotot

Më: 21 prill 2021 Në ora: 23:10
Fjoralba Ponari

Asgjë për t’u çuditur këtu.

Çunat nuk janë si vajzat që postojnë foto kur zgjohen në mëngjes, kur marrin ashensorin, kur presin në semafor, kur shkojnë në kafe, restorant, tek parukierja, tek dentisti, kur hanë, kur gatuajnë etj, etj.

Dhe pasi mbarojnë me “kur”-et e tyre, kalojnë tek i dashuri, që me shumë gjasa pozon sa për t’i bërë qejfin.

Si i dashuri i Fjoralbës, i cili e ka punën edhe ca më të koklavitur se të tjerët, sepse mirë që pozon kur s’ka qejf, mirë që foton ia hedh në rrjet, por kur ke një të dashur të famshme përfundon edhe nëper instagramët e qindra mijëra ndjekësve të Fjoralbës.

A ka faj që i urren fotot? Jo. Po kush e pyet…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat