Melisa poston foton e bukur me Andin dhe i dedikon fjalët romantike: Tashmë mund ti tregoj botës...

Bota e Yjeve

Melisa poston foton e bukur me Andin dhe i dedikon fjalët romantike: Tashmë mund ti tregoj botës...

Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:15
Melisa Lleshi, Andi

“Leje” është kënga më e re e ish-konkurrentes së “Për’puthen”, Melisa Lleshi. Kënga u publikua një ditë më parë dhe fansat po e prisnin me padurim? Arsyeja? Në videoklip ishte ish-konkurrenti i reality show-t, Andi.

Përmes kësaj kënge që po pritet mirë nga publiku, Melisa bëri publike marrëdhënien e saj me Andin. E teksa kënga bëri brenda 1 dite 1 milion ë klikime në “Youtube”, ish-konkurrentjaposton një foto në çift, ku Andi e mban në krahë.

“Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tashmë mund t’i tregoj botës sa shumë të dua! Ose, mbase vetëm për këngën, sepse ti je bota për mua”, shkruan Melisa bashkëngjitur me foton.

Në videoklipin e këngës, Melisa flirton me Andin, teksa ky i fundit shfaqet me një vajzë tjetër. Por, në fund ndjenjat fitojnë (sipas tekstit) dhe ata shkëmbejnë puthje të zjarrta mes tyre.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat