Dua Lipa dhuroi performancë elektrizuese në Brit Awards.
Superylli Dua Lipa i entuziazmoi fansat e saj duke treguar të pasmet teksa performoi në skenën e Brit Awards, shkruan The Sun.
25-vjeçarja kishte veshur një mini-fund të shkurtër për performancën e saj, e cila u ekzekutua para ndarjes së çmimeve.
Ajo e kombinoi dukjen seksi me këmishë të bardhë e jelek të verdhë, ndërsa kishte veshur edhe geta provokuese para turmës në O2 Arena të Londrës.
Dua kishte ndryshuar disa kostume që kur mbërriti në tapetin e kuq gjatë mbrëmjes.
Këngëtarja e hitit “Levitating” bëri një paraqitje të guximshme në tapet të kuq, e veshur me një fustan të verdhë.
Pastaj në një klip të regjistruar paraprakisht, Dua u pa duke ecur përgjatë Stacionit të Tubit Charing Cross para se të dilte në skenë.
Ajo doli nga ‘karroca’ e veshur me një pallto të Union Jack para se të zhvishej për të zbuluar veshjen e saj seksi.
Mbrëmë u mbajt edicioni i 41-të i ndarjes së çmimeve “Brit”, të cilat shpërblejnë talentët më të mirë britanik në muzikë.
Derisa ceremonitë e çmimeve “Oscar” dhe “Bafta” këtë vit vendosën që yjet t’i shfaqnin vetëm në distancë, organizatorët britanikë sollën emrat e mëdhenj në një vend, pa distancë sociale e maska.