Pas këtij veprimi, ndjekësit s’kanë pikë dyshimi që J.Lo dhe Ben Affleck janë rikthyer me njëri-tjetrin!

Bota e Yjeve

Pas këtij veprimi, ndjekësit s’kanë pikë dyshimi që J.Lo dhe Ben Affleck janë rikthyer me njëri-tjetrin!

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:46
J.Lo dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thuhet se janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit 17 vite pas ndarjes së tyre. Pasi të dy morën pjesë në koncertin e “VAX Live” në Los Angeles ditën e diel ata udhëtuan bashkë drejt Yellowstone Club në Montana. Thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.

“Ata të dy ishin vetëm. Vetëm ata të dy”, tha një burim për “E! News”.

Së fundmi, ylli i muzikës ka shtuar dyshimet e fansave nëpërmjet disa mesazheve që ka ndarë në Instagram për ndjekësit e saj.

“Aty ku ka dashuri, ka edhe mrekulli”, shkruhej në postimin e këngëtares, dhe fansat thonë njëzëri se kjo është një konfirmim për zërat që qarkullojnë lart e poshtë për rikthimin e saj me Ben Affleck.

Nga ana tjetër thuhet se Rodriguez ndihet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare.

Në rrjet po qarkulllon së fundmi një teori që po hedh dyshime të forta ndaj dyshes J. Lo dhe Ben apo siç quhen ndryshe “Bennifer”. Prezantuesja e njohur, Em Rusciano, ka hedhur aludime se sipas saj, Bennifer” në fakt është një marifet publiciteti. Ndër të tjera, ajo shtoi se kishte marrë një mesazh nga burime të afërta me J.Lo, që ka mohuar të ketë një romancë mes Ben dhe divës së muzikës.

“Unë kam një lidhje shumë të ngushtë familjare me dikë në kampin e J.Lo. Ne kemi qeshur me lot për këtë histori, dhe jemi të shokuar për faktin se njerëzit po e besojnë këtë. Është një budallallëk“.

Burimi thotë se kjo romancë e përfolur po bëhet për të treguar se Lopez është akoma e dëshirueshme pas thashethemeve që qarkullojnë lart e poshtë se Alex nuk i ka qëndruar besnik.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat