E gjeni dot sa vjeç mbushi “Rejan”?

Bota e Yjeve

E gjeni dot sa vjeç mbushi “Rejan”?

Më: 18 maj 2021 Në ora: 22:13
Ebru Sahin

Ebru Sahin, aktorja e dashur turke që njihet si “Rejan” nga seriali Hercai feston sot 27-vjetorin e lindjes.

Aktorja lindi në Stamboll më 18 maj 1994, e njohur për shfaqjet e saj në filmat Suursuz Ask, Babam dhe në serialin televiziv Hercai.

Në vitin 2017, ajo bëri debutimin e parë si aktore. Menjëherë pasi u zgjodh nga Nihat Durak për rolin e saj të parë, atë të Nilüfer, në filmin Babam, ajo fitoi pjesë të vogla në serialin televiziv Savaşçı dhe Nusja nga Stambolli.

Në vitin 2018 ajo u shfaq në serialin Altin Tepsi, si dhe u rikthye me filmin artistik “Kan Parasi”, me regji të Ali Adnan Ozgur, ku luajti së bashku me Erkan Can dhe Mutlu Guney. Në të njëjtin vit ajo u zgjodh si figurë për “Pantene” .

Ndërkohë, në fillim të vitit 2019 ajo shkoi në qytetin e Mardin për xhirimin e serialit dramatik Hercai, i transmetuar dhe në vendin tonë. “Rejan” është historia e një përralle dashurie që nisi nga urretja. Mirani, sipërmarrësi i njohur nga Stambolli, rikthehet në vendlindje për të mbyllur një hakmarrje 27-vjeçare. Por mendja e djaloshit do të turbullohet nga bukuria e Rejan dhe ngjyrat e orientit. Nën doket dhe rregullat e një shoqërie që nuk po del dot nga errësira e ligjeve të gjakmarrjes, dy familje do të përballen egërsisht dhe një dashuri me shikim të parë do të tronditet dhe do të vihet në provë.

Në korrik të vitit që lamë pas ajo fiton çmimin si aktorja më e mirë femër nga seriali i famshëm “Hercai”.

Image
Ebru Sahin
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat