Shkëlzen Berisha mungoi në festën e ditëlindjes së saj? Armina Mevlani reagon pas thashethemeve se janë ndarë, publikon videon …

Bota e Yjeve

Shkëlzen Berisha mungoi në festën e ditëlindjes së saj? Armina Mevlani reagon pas thashethemeve se janë ndarë, publikon videon …

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 12:33
Armina Mevlana

Mungesa e një urimi publik për Armina Mevlanin në ditën e saj të lindjes nga Shkëlzen Berisha, nxiti thashethemet se çifti i njohur janë ndarë.

Por blogerja i ka dhënë fund çdo aludimi në një video të publikuar nga festa e organizuar në Instagram.

Në pamje ajo shihet e lumtur krah djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa të dy vallëzojnë të dashuruar nën ritmin e muzikës.

Duket se nuk ka asnjë krizë në marrëdhënien e çiftit dhe se Shkëlzen Berisha ka zgjedhur ta urojë vetëm privatisht partneren e tij.

Image

Në festën përrallore me temë “Under the sea”, Armina Mevlani  zgjodhi të vishej si sirenë me një fustan të ngushtë mbas trupi ku vuri në pah linjat e saj perfekte trupore.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat