Jasmina flet pas ndarjes me Andin: Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç

Bota e Yjeve

Jasmina flet pas ndarjes me Andin: Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 07:27
Jasmina Kadriu

Edhe pas përfundimit të “Për’puthen”, marrëdhënia mes Jasmin Kadriut dhe Andi Artanit vazhdon të komentohet. Sëfundmi në një intervistë për “NIN”, i riu nga Kosova tha se me ish-konkurrenten nuk ndodhi ndarje pasi nuk ishte një lidhje e mirëfilltë.

Megjithatë, e ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Jasmina ka dhënë versionin e saj të historisë. Bukuroshja brune zbuloi se një pyetje e saj u mor në mënyrë të ashpër nga Andi, i cili zgjodhi të ndërpriste marrëdhënien duke e bërë “block”. Ajo gjithashtu theksoi se lidhja e tyre ishte toksike.

“Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy. Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situatë të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit.

Image

Thjesht ashtu e kam tipin. Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Unë para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar. Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që po më pyete prap për këtë gjë, do të të bëj bllok. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq”, është shprehur Jasmina.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat