Shtatzënia, Jennifer Aniston i përgjigjet familjes së saj dhe mediave

Bota e Yjeve

Shtatzënia, Jennifer Aniston i përgjigjet familjes së saj dhe mediave

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:40
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston është figurë publike prej 30 vitesh falë suksesit të saj në serialin “Freinds” dhe në karrierën në kinematografi. Gjatë këtyre viteve ajo është përfolur shumë edhe për lidhjet e saj të dashurisë dhe për fëmijë, të cilët në realitet nuk kanë ekzistuar kurrë.

Së fundmi, në një intervistë për “People”, aktorja ka treguar se edhe familja e saj e pyeste vazhdimisht për fëmijë e për këtë arsye ju desh të drejtohej tek një terapistë për ndihmë.

“Ndonjëherë nuk mund t’i përballosh pyetjet e anëtarëve të familjes. ‘Çfarë është kjo? Po pret fëmijë? Do martohesh?’”, ka thënë aktorja që nuk ka pasur kurrë një fëmijë.

Dekadat e fundit medie të ndryshme kanë aluduar vazhdimisht për shtatzëni të mundshme të aktores, madje disa herë është thënë se ajo është në pritje të binjakëve. Pas ndarjes nga Justin Theroux, Jennifer nuk ka qenë e lidhur me askënd, ndonëse shpesh është përfolur për ribashkim të saj me Brad Pitt pas ndarjes së tij nga Angelina Jolie.

E pyetur në lidhje me këtë pjesë të jetës private dhe nëse do të niste një lidhje nga aplikacionet online, ajo është shprehur:

“Absolutisht jo. Më pëlqejnë mënyrat normale të njohjeve si për shembull, të propozojë dikush për të dalë. Kështu do të preferoja të ishte”, ka thënë Jennifer teksa ka shtuar se as që e mendon të martohet.

Ajo tha se nuk i pëlqen të kalojë në procedura ligjore, por dëshiron vetëm të gjejë njeriun e duhur dhe të bëj një jetë të lumtur bashkë me të.

Image
Jennifer Aniston
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat