Festuan 1-vjetorin e lidhjes, por ndjekësit dyshojnë se ka dashuri të sinqertë mes Adriana Matoshit dhe partnerit të saj!

Bota e Yjeve

Festuan 1-vjetorin e lidhjes, por ndjekësit dyshojnë se ka dashuri të sinqertë mes Adriana Matoshit dhe partnerit të saj!

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 12:40
Adriana Matoshi

Ditën e djeshme, deputetja kosovare, Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj afrikan, Keith Groeneveld, festuan një vjetorin e lidhjes.

Dyshja publikuan në llogaritë e tyre në Instagram disa foto ku shiheshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Krahas tyre, aktorja e njohur falënderoi partnerin e saj 19 vite më të ri që është pjesë e jetës së saj.

Ajo shkroi se Keith gjithë kësaj periudhe kurrë nuk është mundur të ndryshojë diçka tek ajo dhe e ka pranuar me të këqijat e të mirat e saj, duke e bërë të kuptojë se vlen.

Image

Mirëpo, përveç urimeve, çifti mori edhe shumë kritika dhe madje disa prej ndjekësve të tyre dyshojnë që janë vërtetë të dashuruar.

“Nëse ka dashuri të sinqertë midis jush, atëherë do të ketë dashuri edhe mes meje e Samuel Umitit”, shkruante një ndjekëse.

Image

”E keqja është që s’po të njoh as ty, as Samuelin. E mira është që ti kënaqesh duke u frymëzuar prej nesh. Paqe zemër!”,- ishte përgjigja që Adriana i dha asaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat