Britney Spears pozon nudo në Instagram

Bota e Yjeve

Britney Spears pozon nudo në Instagram

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 17:25
Britney Spears

Britney Spears ka postuar në rrjete sociale një foto të saj nudo, që i ka bërë fansat të dyshojnë nëse është apo jo ajo në të vërtetë. Shumë fansa të këngëtares janë të bindur se fotografia nuk është e saj ose dikush ka ndërhyrë me photoshop.

Ndjekësit kanë vënë re se në shpinën e artistes mungojnë disa tatuazhe dhe për këtë arsye nuk janë të sigurt nëse është ajo. Ata shprehen se të pakën tatuazhi në qafën e saj duhej të ishte i dukshëm në foto.

“Ku është tatuazhi i saj në qafë? Kjo nuk duket si Britney”, ka pyetur dikush.

“Ne dimë që nuk je ti kjo”, shkroi një tjetër.

“Të gjithë e dini që kjo nuk është Britney”, komentoi një tjetër ndjekës.

Edhe më herët fansat e Britney-t kanë dyshuar se ajo nuk e menaxhon vetë faqen e  Instagram-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat