Bella Hadid bën daljen e parë publike me partnerin

Bota e Yjeve

Bella Hadid bën daljen e parë publike me partnerin

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 14:11
Bella Hadid, Marc Kalman

Një ditë pasi i prezantoi botës të dashurin e saj të ri, Bella Hadid ka bërë dhe daljen e parë publike me të.

Modelja postoi një fotografi në rrjete sociale ku shihej duke u puthur me personin që i ka vjedhur zemrën, Marc Kalman.

“Periudha më e mirë e jetës sime. E shëndetshme, duke punuar dhe e dashur.”, shkroi modelja. Së fundmi, Kalman dhe supermodelja janë fotografuar gjatë një darke romantike në një restorant në Paris dhe ku dukeshin mjaft të lumtur.

Drejtori artistik dhe Bella nxitën thashethemet për një lidhje në qershor.

Romanca e re e 24-vjeçares vjen pas lidhjes së saj me The Weeknd, me të cilin i dha fund në vitin 2019.

Image
Bella Hadid, Marc Kalman
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat