Aurela Hoxha konfirmon se është bërë nënë

Bota e Yjeve

Aurela Hoxha konfirmon se është bërë nënë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:49
Aurela Hoxha

 Aurela Hoxha solli në jetë fëmijën e saj të parë. Modelja dhe partneri i saj u bekuan me një djalë, por këtë lajm preferuan ta mbanin sekret deri ditën e sotme

Aurela nuk i rezistoi dot më gjatë tundimit për të publikuar foto të djalit të saj dhe sot ka ndarë në Insatgram imazhet e para me të. Ajo shihet në foto mjaft e lumtur, teksa mban në krahë të voglin e saj. Ndërsa në njërin nga imazhet ajo shihet duke e ushqyer djalin me qumësht gjiri. Megjithatë modelja nuk ka zbuluar ende asnjë detaj, se kur ka ardhur në jetë vogëlushi dhe me çfarë emri e kanë pagëzuar.

Në fakt Aurela ka një arsye shumë të fortë përse gjithë këto kohë është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj private. Burime pranë saj treguan për gazetën “Panorama Plus” se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që të mos publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban. Në ditën e Shën Valentinit, Aurela zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat