Janë rikthyer me njëri-tjetrin?

Bota e Yjeve

Janë rikthyer me njëri-tjetrin?

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 23:57
S4MM, Filis Ismaili

Para disa muajsh, vetëm pak kohë pas martesës, S4MM ndau përfundimisht rrugët me ish-partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet u shfaqën pasi ata të dy nisën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Gjithashtu fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës me Filis. Ndërsa kjo e fundit i mbante ende në profilin e saj, derisa një ditë vendosi të bënte të njëjtën gjë si reperi.

Më pas lajmin e konfirmoi edhe vetë reperi.

Ndërkohë së fundmi ata janë bërë sërish bashkë në një event familjar.

Dy ish-partnerët kanë ndarë në Instagram video nga një dasmë e njëjtë, ku të dy kanë qenë të pranishëm. Nuk dihet nëse ata kanë qenë të ftuar bashkë apo kanë rastisur me njëri-tjetrin, megjithatë na mbetet të shohim në vijim nëse do të kemi një ribashkim në të ardhmen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat