Kim dhe Kanye largohen bashkë të kapur përdore pas spektaklit të reperit

Bota e Yjeve

Kim dhe Kanye largohen bashkë të kapur përdore pas spektaklit të reperit

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:46
Kim Kardashian dhe Kanye West

Së fundmi, ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian, i çuditi të gjithë pasi për të mbështetur sërish Kanye-n për promovimin e albumit në Soldier Field, u shfaq e veshur si nuse. Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të.

Por çuditë nuk mbarojnë me kaq! Në fund të spektaklit Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi të kapur përdore si një çift i vërtetë. Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe po bën xhiron e rrjetit. Megjithëse këto momente po i bëjnë të gjithë të shpresojnë për një ribashkim të dyshes, thuhet se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Burimet për mediat e huaja thonë se e gjithë kjo ishte pjesë e performancës së Kanye West dhe se Kim e mbështeti, pasi ajo është pro çdo ideje që ai ka për artin.

“Ata janë një familje dhe gjithmonë do e mbështesin njëri-tjetrin”, shprehen burime shumë të afërta të Kim e Kanye.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga koha kur Kim Kardashian njoftoi “ndarjen” nga Kanye, duket se për të është shumë e rëndësishme që të ketë të njëjtin mbiemër me fëmijët.

“Duke qenë se fëmijët kanë mbiemrin Ëest, Kim po mendon që ta mbajë edhe ajo. Kjo gjë e bën më të lehtë dhe nuk i konfuzon fëmijët. Ata do të jenë gjithmonë një familje. Ajo mendon se është në interesin e mirë të fëmijëve, që të gjithë të kenë të njëjtin mbiemër”, ka thënë një burim pranë yllit të televizionit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat