Luana Vjollca plot sharm dhe elegancë nga pushimet në Mykonos

Bota e Yjeve

Luana Vjollca plot sharm dhe elegancë nga pushimet në Mykonos

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 21:32
Luana Vjollca

Luana Vjollca po vazhdon t’i shijojë pushimet në Mykonos të Greqisë.

Moderatorja e njohur ka sjellë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku nuk ka lënë anash theksimin e linjave.

Edhe këtë herë nuk ishte më ndryshe, Luana ka pozuar në disa imazhe e që në pah vuri format atraktive të turpit. Prezantuesja shqiptare shihet e veshur në një fustan të zi dhe të tejdukshëm, me grim të theksuar dhe buzë të kuqe.

Image

Luana dukej e lumtur dhe plot sharmë, ndërsa është argëtuar në mbrëmjet verore të mbushura me vizitor në Mykonos.

Gjithçka që më duhet është dashuria jote sonte”, ka shkruar Luana sipër fotografive.

Image

Bukuroshja shqiptare në disa postime që ka bërë gjatë këtyre ditëve deklaroi se pas 8 vitesh po i shijon festat dhe ndejat muzikore, pasi gjithë këto vite ishte e përkushtuar në karrierë.

Image

Ndërsa, Luana pritet që shumë shpejt të vije me një projekt të ri televiziv, ndonëse ende nuk ka bërë të ditur se në çfarë formati do ta shohim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat