Meghan shfaqet si rrallëherë publikisht, por përballet me kritika të mëdha për veshjen

Bota e Yjeve

Meghan shfaqet si rrallëherë publikisht, por përballet me kritika të mëdha për veshjen

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:17
Meghan Markle

Meghan Markle u shfaq në New York City së bashku me Princin Harry duke vizituar një shkollë që shërben si strehimore për nxënësit pa shtëpi.

Mirëpo, vëmendje të madhe, si shpeshherë, mori veshja e dukeshës. Kësaj radhe jo për faktin se goditi si gjithmonë në shenjë me stilin, por sepse veshja arrinte një shifër të majme. Për këtë arsye, u pa e papërshtatshme për një vizitë të tillë, ku në qendër ishin nxënësit e pastrehë.

Markle kishte veshur një palë pantallona vishnje dhe një pallto në të njëjtën ngjyrë. Palltoja prej kashmiri është e markës Loro Piana dhe kushton plot 5,840 dollarë. Pantallonat janë gjithashtu nga e njëjta markë dhe kushtojnë 1,685 dollarë.

Markle mbante edhe disa bizhuteri që arrijnë vlerën marramendëse, rreth 387,000 dollarë (sipas Daily Mail). Dukesha thuhet se mbante orën Cartier Tank të Princeshës Diana.

Gjatë vizitës së tyre, Dukesha e Sussex lexoi librin e saj "The Bench" për një grup fëmijësh. Duka dhe dukesha ofruan edhe shumë përqafime për studentët e pastrehë. Madje, disa fëmijë u panë duke derdhur lot kur u takuan me çiftin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat