Motrat mezi po presin bebin e Marinës

Bota e Yjeve

Motrat mezi po presin bebin e Marinës

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 08:43
Luana dhe Marina Vjollca

Marina është drejt fundit të pritjes së ëmbël dhe që prej ditës kur pranoi lajmin zyrtarisht, fotot me barkun e rrumbullakosur kanë qenë të shpeshta.

Ndërsa këto të fundit me motrat, kanë qenë ca më të rralla dhe këto të fundit që kanë postuar janë padyshim më të ëmblat.

Luana publikoi dy foto krah Marinës dhe shkroi vetëm një fjali që i thotë të gjitha: “Mezi pres të takoj”.

Ndërsa, vetë Marina shkroi: “Me dritat e mia”.

Motrat Vjollca kanë transmetuar përherë një imazh shumë të bashkuar tek publiku, e këto foto janë vetëm një copëz e vogël nga jeta e tyre bashkë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat