Si ta kombinoni golfin në vjeshtë, vajzat e famshme ju tregojnë truket për t’u dukur stil

Bota e Yjeve

Si ta kombinoni golfin në vjeshtë, vajzat e famshme ju tregojnë truket për t’u dukur stil

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 21:41
Ilustrim

Nuk ka asnjë dyshim që pjesa kryesore e gardërobës së vjeshtës për cilindo prej jush janë golfet – veshja bazike dhe e përjetshme e motit të freskët. Por ajo që është paksa më e pazakontë është ajo që nuk dini.

Image

Golfet janë veshur për shekuj me radhë dhe datojnë që në vitet 1500. Ishin vitet 1940 kur golfi u shfaq për herë të parë në kohën e freskët dhe qysh atëherë u kthye në elementin e vetëm klasik që i reziston çdo lloj kohe.

Image

Disa mund të thonë se golfet janë të mërzitshme dhe pa ndonjë stil të veçantë, por ashtu si bluzat e thjeshta të bardha, golfi konsiderohet i thjeshtë, por edhe i sofistikuar kur stilohet siç duhet.

Golfi është një pjesë elegante në çdo veshje vjeshte.

Image

Vishni një golf me me një fund me pala dhe geta me ngjyra, frymëzuar nga vitet '90.

Visheni po ashtu me pantallona te gjera dhe përdorni një aksesor të madh apo një shall shumëngjyrësh si Audrey Hepburn në “Funny Face”.

Image

Stilojeni golfin e zi me një palë xhinse të bukura dhe me çizme deri në kyçin e këmbës, një pallto klasike camel për një pamje të sofistikuar dhe pa asnjë mundim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat